LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm regjistër qendror elektronik në Maqedoni

Vitin e ardhshëm regjistër qendror elektronik në Maqedoni

Me mbështetje të BE-së, gjatë viti të ardhshëm Maqedonia do të ketë regjistër elektronik qendror plotësisht funksional për qytetarët, tha Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski.

Me këtë regjistër, sipas ministrit Mançevski, përfundimisht do të zgjidhen problemet me bazën e të dhënave të qytetarëve në institucione të ndryshme dhe për këtë ai thotë se më nuk do të kemi probleme me Listën zgjedhore, letërnjoftimet, kartelat elektronike dhe një sërë dokumente dhe të dhëna tjera.


Si pjesë e projektit të promovuar sot “Përforcim i mëtejmë i kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit në BE GoDigital” – Ndihmë për reforma në administratën publike dhe përforcim të kapaciteteve të MSHIA, deri në vitin e ardhshëm do të lëshojë në përdorim një faqe plotësisht të re për e-shërbime.

Ambasadori evropian, Samuel Žbogar informoi se për këtë projekt janë ndarë 1.5 milionë euro dhe rikujtoi se reforma e administratës publike është pjesë themelore e procesit të integrimeve evropiane dhe se administrata publike është njëra nga tre bazat e konfirmuara në strategjinë për zgjerim të BE-së.

“Me këtë duhet të përgatitet sektori publik i shteteve kandidate për zbatim efikas të regullativave të BE-së dhe për sfidat e anëtarësisë”, tha Žbogar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori