Mbrëmja e Vitit të Ri në Shkup ka dërguar qindra persona në klinikat dhe shtëpitë e shëndetit në Shkup. Në Klinikën për toksikologji në Shkupi me urgjencë janë dërguar 28 persona të alkoolizuar, një person me dozë të tepruar të drogave, por janë trajtuar edhe persona që kanë pësuar lëndime nga fishekzjarrët dhe fatkeqësitë natyrore, raporton telezivizioni Shenja.
Nga klinika për Toksikologji njoftojnë se gjatë mbrëmjes së vitit të ri janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes në kushte shtëpiake të personave nga 40 deri në 60 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Klinikën Toksikologjike në Shkup mbrëmë janë pranuar 28 pacientë nga të cilët nëntë kanë qenë adoleshentë, ndërsa më i riu i moshës 14 vjeçare. Të gjithë janë trajtuar deri në orët e mëngjesit dhe më pas janë dërguar për mjekim shtëpiak. Edhe pacienti me dozë të tepërt të drogave është në gjendje të mirë dhe është lëshuar për në shtëpi. Nga mjekët e toksikologjisë, e nënvizojnë si pozitiv faktin që këtë vit nuk janë paraqitur pacientë të moshës nën 14 vjeçare.
Prej 28 pacientëve të pranuar tetë kanë qenë të gjinisë femërore, ndërsa të tjerët të gjinisë mashkullore.
Ndërkaq nga Klinika për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, kanë njoftuar se gjatë kujdestarisë së djeshme ndihmë mjekësore u është dhënë 65 pacientëve, 22 prej të cilëve në orët e natës. Në këtë klinikë janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa ka pasur tre ndërhyrje operative, si ndezje në zorrën qorre, ndërsa këto nuk kanë lidhje me festat e vitit të ri. 25 pacientë janë paraqitur për probleme traumatologjike. PO ashtu janë trajtuar edhe pacientë të cilët kanë marrë lëndime gjatë dy përleshjeve.
Gjtë 24 orëve të kaluara, në Qendër urgjente kirurgjike “Nënë Tereza”, janë mjekuar 93 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
Numri më i lartë e personave të mjekuar gjatë 24 orëve të kaluara ka qenë në Shtëpinë e shëndetit në Shkup, ku 168 persona nga Shkupi dhe vendbanimet për rreth, kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Nga shtëpia e shëndetit kanë njoftuar se kanë realizuar 81 intervenime urgjente të nivelit të parë, prej të cilëve 15 tek persona të alkoolizuar./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës