LAJMI I FUNDIT:

Viti, një person lëndohet në vendin e punës

Viti, një person lëndohet në vendin e punës
Foto: Ilustrim

Një person në fshatin Ramjan të Vitisë ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur të martën.


Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Policia bën të ditur se është njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektori  i Punës.