Trepça ’89 arriti që për herë të parë në histori të klubit të shpallej kampione e Kosovës.
Skuadra mitrovicase këtë sukses e arriti falë formës së jashtëzakonshme të yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasanit.
Sulmuesi anësor ka shkëlqyer edicionin e kaluar duke shënuar 16 gola e 13 asistime për skuadrën e tij.
Edhe në edicionin e ri Florenti ishte protagonist pasi shënoi gjashtë herë dhe asistoi në tre gola të tjerë.
Hasani e ka shijuar në maksimum vitin 2017, derisa me ekipin e tij Trepça ’89 ishin pjesëmarrës për herë të parë në histori në ligën më prestigjioze të futbollit në Evropë, atë të Kampionëve.
Hasani e shijoi Evropën në maksimum, derisa ishte pjesë e Përfaqësueses U-21 të Kosovës duke luajtur në secilën ndeshje në kualifikimet për në Itali dhe San Marino, shkruan telegrafi.com.
Një vit i jashtëzakonshëm për Hasanin, i cili rrëfehet për Telegrafin në lidhje me të arriturat personale për vitin që po lëmë pas dhe atë që do të vije, teksa shpalos edhe synimet e tij.
Evropa përmes Ligës së Kampionëve
Telegrafi: Florent ke pasur një vit të jashtëzakonshëm personal me gola e asistime. Si e vlerësoni në përgjithësi 2017-tën?
Hasani: Viti 2017 ka qenë mjaft i suksesshëm me gola dhe asistime. Kam pasur paraqitje mjaft të mira dhe kjo normalisht se është edhe meritë e bashkëlojtarëve të cilët më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë.
Telegrafi: Në këtë vit e sollët edhe titullin e parë të kampionit për klubin Trepça ’89. A ju bën ky fakt të ndiheni hero në qytetin e Mitrovicës?
Hasani: Se ishte ky vit i suksesshëm e tregoi në fund edhe titulli kampion me Trepça ’89. Pas një rruge të gjate të filluar qysh në vjeshtën e vitit 2016 arritëm që në këtë vit historik të shpallemi kampion për herë të parë në histori të klubit dhe kjo sigurisht të bënë krenarë dhe të privilegjon pasi po e sjell titullin e shumë pritur në një qytet i cili jeton me futbollin.
Telegrafi: Gjatë vitit 2017 përjetuat edhe emocionet e Ligës së Kampionëve. Na fol pak për dy ndeshjet në këtë garë?
Hasani: Pas titullit dhe festës ishte radha që të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ishte ndjenjë e jashtëzakonshme që të marrim pjesë dhe të degjosh himnin e kësaj gare. Këto dy ndeshje do të jenë të paharruara gjatë gjithë jetës edhe pse fati nuk ishte me ne pasi u eliminuam nga mungesa e përvojës.
Përfaqësuesja e Kosovës i mundësoi një tjetër ‘shteg’ drejt Evropës
Telegrafi: Gjithashtu ke qenë pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës U21, si ishin ndeshjet ndërkombëtare?
Hasani: Së pari është privilegj të mbrosh ngjyrat e vendit tënd dhe njëkohësisht krenari. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, por ishim të pafat në shumë prej tyre. Ndeshja ndaj Norvegjisë në “Adem Jashari” do të jetë e paharruar për mua personalisht, pasi kam kontribuar në kthesën e madhe me një gol dhe një asistim duke gëzuar mijëra tifozë që kishin ardhur për të na mbështetur. Shpresojë që mbështetja nuk do të na mungojë edhe në ndeshjet e vitit 2018-të.
Telegrafi: Edhe këtë edicion të ri e ke nisur mirë individualisht, por jo edhe aq me klubin pasi keni mbetur paksa mbrapa në garë për titull?
Hasani: Mendoj që edhe në këtë edicion e kam mbajtur formën duke punuar maksimalisht, rezultatet e skuadrës nuk janë ato të cilat i kemi pritur. Për këtë përgjegjësia është tek ne lojtarët, por në edicionin pranverorë fytyra e Trepçës ’89 do të jetë krejt ndryshe dhe gara për titull është shumë e hapur pasi diferenca prej shtatë pikëve nuk është e paarritshme.
E ardhmja sërish drejt Evropës
Telegrafi:E ardhmja e Florentit ku do të jetë, a keni pasur ndonjë ofertë?
Hasani: Synim i imi është që në të ardhmen të bëjë karrierë në ndonjë kampionatet të fortë evropian. Për këtë jam duke punuar maksimalisht dhe shpresojë që viti i ardhshëm të më gjejë në ndonjë skuadër të fortë diku në Evropë, pasi edhe këto gjashtë muaj do të jem pjesë e Trepçës ’89 për të respektuar kontratën. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Salihamidzic reagon pasi u shkarkua nga Bayerni: Nuk ishte një situatë e lehtë, por kjo skuadër do ta fitoj Ligën e Kampionëve

Portieri i PSG-së është në gjendje të rëndë pasi është rrëzuar nga kali dhe është dërguar me urgjencë në spital

Guardiola: A e dini sekretin e suksesit tim? Unë do të ju them

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit