LAJMI I FUNDIT:

Viti 2021 në Superligën e Kosovës: Prishtina fitoi titullin e kampionit, Llapi fitoi Kupën e Kosovës – paraqitja e klubeve në garat evropiane

Viti 2021 në Superligën e Kosovës: Prishtina fitoi titullin e kampionit, Llapi fitoi Kupën e Kosovës – paraqitja e klubeve në garat evropiane
(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Prishtina e dominuan Superligën, sidomos në stinorin pranveror, duke e fituar në fund titullin e kampionit, ndërsa në anën tjetër Llapi e fitoi Kupën  e Kosovës.

Prishtina i ka dhënë fund pritjes së gjatë prej tetë vitesh për tu stolisur me titull të kampionit të Kosovës.


Ata e dominuan sezonin 2020/2021 duke e fituar kështu titullin e 11-të të kampionit.

Fillimisht në muajin janar Prishtina, fitoi Superkupën e Kosovës të zhvilluar në Turqi, ku mposhti kampionin aktual të atij vitit Dritën me rezultat 3-1.

Skuadra e Zekirija Ramadanit, iu kthye kampionatit, ku radhiti fitoret një nga një, duke festuar në fund një xhiro para mbylljes së kampionatit.

Ishte pikërisht fitorja ndaj Gjilanit me rezultat 2-1 që ia siguroi titullin edhe matematikisht Prishtinës në garë me Dritën.

Pasi fitoi titullin, Prishtina mori të drejtën të luajë për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

Pjesëmarrjen në garat evropiane e fitoi edhe Drita si e dyta në kampionat, ndërsa për herë të parë në garat luajti edhe Llapi.

Llapi preku Evropës falë suksesit që e pati në Kupën e Kosovës, ku fitoi në finale ndaj Dukagjinin përmes penalltive me rezultat 4-3, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur baras 1-1.

Llapjanët pasi fituan Kupën e Kosovës, fituan edhe në Superkupën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 3-1, pas vazhdimeve.

Viti 2021 do të mbahet mend gjatë, pasi për herë të parë në histori u përdor sistemi VAR në Superligën e Kosovës.

Edicioni 2021/22 nisi më shumë klube pretendente, ndërsa pas 18 javësh të zhvilluara, kampion vjeshtor doli të jetë Gjilani.

Skuadra e Ismet Munishit ishte më e mira, duke pësuar vetëm një humbje dhe duke tubuar 35 pikë, një më shumë se Drita (34) dhe dy më shumë se Ballkani (33).

Ecuria e klubeve tona në Evropë

Siç e thamë edhe më lartë, Prishtina, Drita dhe Llapi e përfaqësuan futbollin kosovar në garat evropiane.

Prishtina si kampion luajti në Ligën e Kampionëve, që ishte hera e parë për klubin më të madh në vend.

Drita dhe Llapi, luajtën në garën e re të UEFA-s, të quajtur Conference League.

Kampionët e Kosovës e nisën në rundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve, ku fillimisht në gjysmëfinale u përballën me skuadrën nga San Marino, Folgore, të cilën e mundën me rezultat 2-0.

Në finalen e zhvilluar në Elbasan, Prishtina e mundi Inter D’Escaldes po ashtu me rezultat 2-0, duke fituar miniturneun.

Ekipi i Zekirija Ramadanit kaloi në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku u përballë me klubin e njohur hungarez, Ferencvaros.

Prishtina humbi të dyja ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Pas humbjes, Prishtina kishte edhe një rast tjetër në Evropë, kësaj radhe në Conference League, ku për kundërshtar kishte kampionin e Uellsit, Connah’s Quay.

Prishtina e fitoi lojën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 4-1 në një ndeshje ku luajtu bukur dhe kishte shumë raste.

Por Prishtina, nuk luajti aq mirë në ndeshjen kthyese, pasi që humbi 4-1, por kaloi tutje.

Në rrethin e tretë të Conference League, Prishtina u ballafaqua me klubin norvegjez, Bodo/Glimt.

Ndeshjen e parë, Prishtina e kishte fituar në shtëpi me rezultat 2-1, në një ndeshje që kishte shumë tifoz në shkallët e stadiumit.

Por, Prishtina u mposht në ndeshjen e kthimit me rezultat 2-0, për tu përshëndetur nga garat evropiane, por me mjaft sukses, duke fituar, diku edhe mbi 1 milionë euro të ardhura.

Në anën tjetër, Drita luajti nga rrethi i parë kualifikues në Conference League, ku në ndeshjen e parë u përballë me klubin shqiptar nga Mali i Zi, Deqiç.

Gjilanasit i fituan të dy ndeshjet në Prishtinë, 2-1, ndërsa si mysafir me rezultat 1-0.

Në rrethin e dytë, “Intelektualët”, tashmë pjesëmarrës të rregullt në garat evropiane, u eliminuan klubi i njohur holandez Feyenoord.

Drita arriti barazim të rëndësishëm ndaj gjigantit holandez në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 0-0.

Gjilanasit edhe pse bën paraqitje shumë të mirë në Holandë u mposhtën me rezultat 3-2.

Skuadra e Tahir Batatinës debutoi në garat evropiane, por eksperienca e llapjanëve në Conference League ishte e shkurtër.

Ata u eliminuan nga klubi shqiptar, Shkupi, që në rrethin e parë kualifikues.

Shkupjanët e fituan ndeshjen e parë 2-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit të luajtur në Prishtinë, skuadrat barazuan me rezultat 1-1.

Nga sezoni i ardhshëm, në garat evropiane nga Kosova do të marrin pjesë katër klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori