LAJMI I FUNDIT:

Viti 1934, kur Katalunia ishte “e pavarur” vetëm për 10 orë

Viti 1934, kur Katalunia ishte “e pavarur” vetëm për 10 orë

Më 6 tetor 1934, presidenti i qeverisë autonome të Katalunias, Lluis Companys, shpalli një shtet katalanas në kuadër të një Republike Federale Spanjolle që nuk ekzistonte.

Por, pas 10 orësh dhe dhjetëra të vdekurish ai u dorëzua.


Kur ai shpalli pavarësinë, partitë e majta kishin filluar një grevë të përgjithshme revolucionare në Madrid, për të protestuar kundër hyrjes në qeverinë qendrore të tre ministrave të një koalicioni të partive të djathta, CEDA-ja.

“Katalanas!”, thërriti ai nga ballkoni i Generalitat, selia e qeverisë katalanase.

“Në këtë moment solemn, në emër të popullit dhe të Parlamentit, qeveria që drejtoj merr gjithë pushtetin në Kataluni, shpall shtetin Katalanas të Republikës Federale Spanjolle dhe për të vendosur dhe forcuar marrëdhëniet me krerët e protestës së përgjithshme kundër fashizmit, i ftoj të vendosin në Kataluni qeverinë provizore të Republikës”, theksoi Companys.

Me sa duket Companys nuk ishte konsultuar me krerët e grevës së përgjithshme dhe Republika e II spanjolle nuk ishte federale.

Për herë të parë Katalunia e vetëshpallur republikë, ishte përpjekur të fitonte një status autonomie që përputhej vetëm me modelin e një shteti federal, në dhjetor të vitit 1931 pa pritur miratimin e Kushtetutës.

Qeverisë së Madridit të asaj kohe i ishte dashur të zhvillonte negociata shumë të vështira për të rikthyer kompetencat e tij në nivele të pranueshme për krijimin e shtetit të ri unitar.

Megjithatë përgjigja e qeverisë nuk u vonua.

Komandanti ushtarak i Katalunias, gjenerali Domingo Batet, refuzoi t’i nënshtrohej urdhrave të qeverisë së re Katalanase dhe pasi u konsultua me shefin e qeverisë në Madrid, shpall gjendjen e luftës.

Një kalimtar vritet nga plumbat e një luftëtari pro pavarësisë, ushtria përgjigjet me goditje me top.

Përplasjet gjatë mbrëmjes së asaj dite shkaktuan vdekjen e rreth 46-80 personave, sipas historianëve.

Rreth orës gjashtë të mëngjesit më 7 tetor, 10 orë pas shpalljes së pavarësisë, Companys njofton dorëzimin e tij tek gjenerali Batet.

Ai u arrestua bashkë me gjithë qeverinë dhe shumë deputetë. Fotot e tyre pas hekurave bënë xhiron e botës.

Më 14 dhjetor, një ligj pezulloi pa afat autonominë e Katalunias.

I strehuar në Francë pas luftës civile (1936-1939), Companys u arrestua nga gjermanët në vitin 1940 dhe iu dorëzua Francisco Francos.

Ai u pushkatua më 15 tetor në Montjuic, një kala që qëndron mbi Barcelonë. Ai është shndërruar në një hero të indipendentistëve katalanas. /javanews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori