LAJMI I FUNDIT:

Vitet e humbura për Kosovën

Vitet e humbura për Kosovën

Qeveria “Mustafa” për një vit e gjysmë të funksionimit të saj, ka dështuar t’i realizojë premtimet parazgjedhore.

Përfaqësues të opozitës thonë se partnerët e koalicionit qeverisës nuk e kanë realizuar asnjë premtim të dhënë në fushatë, ndërsa e kanë bërë Marrëveshjen e Asociacionit, atë të Demarkacionit dhe Specialen, të cilat nuk i kishin premtuar.


Formimi i Qeverisë në dhjetor të vitit 2014 vlerësohej se do të ndikonte që të evitoheshin pasojat e krizës politike gjashtëmujore paszgjedhore.

Megjithatë, vitet 2015 dhe 2016 vlerësohen si vite të humbura për Kosovën, pasi në vend të zhvillimit ekonomik dhe afirmimit ndërkombëtar, vendi është ballafaquar me kriza të shumta politike e institucionale.

Opozita dhe analistët politikë vlerësojnë se koalicioni qeverisës ka dështuar të realizojë premtimet parazgjedhore.

Ndër dështimet më të mëdha llogaritet të jenë mungesa e zhvillimit ekonomik, moskrijimi i vendeve të reja të punës, mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare, mungesa e njohjeve të reja, si dhe mosformimi i ushtrisë. Ata gjithashtu vlerësojnë negativisht punën e Kuvendit gjatë këtyre dy viteve, duke e cilësuar këtë legjislaturë si më të dobëtën që nga paslufta. /Zëri/