LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D ndihmon në shërimin e zemrës

Vitamina D ndihmon në shërimin e zemrës

Shkenctarët britanikë kanë zbuluar se vitamina D mund të ndihmojë personat me sëmundje të zemrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëron BBC-ja, hulumtimi i zbatuar në mbi 163 persona të cilat kanë probleme me sëmundje të zemrës, është prezantuar në kolexhin amerikan për kardiologji (American College of Cardiology).


Një grup hulumtuesish ka përdorur suplemente të vitaminës D, që rrit aftësinë e zemrës që të pompojë gjak në tërë trupin.

Hulumtuesit ishin të ndarë në dy grupe. Ashtu që një grup gjatë vitit për çdo ditë ka konsumuar tableta të vitaminës D prej 100 mikrogramëve, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo (preparat mjekësor).

“Studimi është kryer me njerëz që kalojnë pak kohë jashtë dhe nuk e kuptojnë rëndësinë e Vitaminës D”, tha kardiologu Dr Klaus Witte.

“Qëllimi i këtij studimi është edhe përmisimi në funksionimin e zemrës, megjithatë ne do të vazhdojmë të bëjmë një studim më të gjërë rreth kësaj”, ka shtuar Witte.

Vitamina D merret kryesisht nga rrezet e diellit, nga vaji i peshkut, vezët dhe nga ushqimi me drithëra. /Telegrafi/

vitamind

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori