LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D e përmirëson funksionin e zemrës

Vitamina D e përmirëson funksionin e zemrës

Doza të rregullta të vitaminës D3 mund të përmirësojnë funksionimin e zemrës te pacientët që kanë probleme me zemër, thotë një studim britanik.

“Këto zbulime mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në kujdesin e pacientëve me sëmundje të zemrës”, ka thënë udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Klaus Witte.


“Është gjurma e parë që Vitamina D3 e përmirëson funksionimin e zemrës te njerëzit me zemër të dobët”, ka shtuar ai, transmeton Telegrafi.

Studimi ka përfshirë më shumë se 160 pacientë të cilët kanë pasur probleme me zemër dhe ka paraparë që pjesëmarrësit e studimit të marrin vitaminë D ose hapa tjerë qetësues çdo ditë për një vit.

Funksioni i rrahjes së zemrës ishte përmirësuar nga 26% në 34% te pacientët që kishin marrë vitaminë D, ndërsa nuk ishte vërejtur ndonjë ndryshim te personat që kanë marrë hapa tjerë.

Studimi është prezantuar të hënën në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë në Chicago.

Sëmundjet e zemrës i prekin rreth 23 milionë njerëz në botë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori