LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr së paku dy muaj do t’i mungojë Realit

Vinicius Jr së paku dy muaj do t’i mungojë Realit
Vinicius Junior (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë gjatë ditës së sotme duke konfirmuar se sulmuesi brazilian kishte dëmtuar ligamentet e këmbës së djathtë.

Madrilenët kanë konfirmuar se Vinicius Junior ka dëmtuar ligament gjatë humbjes së mbrëmshme kundër Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.


Futbollisti raportohet se do t’i mungojë Los Blancos së paku dy muajsh dhe do të humb shumë ndeshje kampionale.

Vinicius Junior (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Megjithëse, komunikata e klubit nuk specifikoi se sa kohë do të merr rimëkëmbja e 18-vjeçarit, por burimet mjekësore të konsultuara nga gazeta “AS”, sugjeruan se lloji i dëmtimit që braziliani ka marrë, do ta lë atë jashtë fushave të blerta deri në tetë javë.

Lojtari gjithashtu do t’i mungoj edhe kombëtares, ku trajneri i Brazilit, Tite, e kishte ftuar djaloshin për miqësoret kundër Panamasë dhe Çekisë.

Ndërkohë, Vinicius pritet t’i humbasë ndeshjet e La Ligës kundër Valladolidit, Celtas, Huescas, Valencias, Eibarit, Leganesit, Athletic Bilbaos, Getafes, Rayo Vallecanos si dhe Villarrealit.

Protestojnë fansat e Realit, kërkojnë dorëheqjen e Perezit dhe rikthimin e Mourinhos
Lexo po ashtu Protestojnë fansat e Realit, kërkojnë dorëheqjen e Perezit dhe rikthimin e Mourinhos

Ndryshe, Vinicius deri më tani ka pasur 15 paraqitje për ‘mbretërit’ duke shënuar dy gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori