Medinë Dauti, një 22-vjeçare nga Gjilani, ka rrëfyer ngjarjen që asaj i ka ndodhur për tri vite radhazi.
Ajo është ngacmuar nga ish-profesori i saj i shkollës së mesme, më saktë i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, K.K..
Në ditën kur Medinë Dauti pranoi mesazhin e parë në rrjete sociale nga K.K. ishte edhe dita kur ajo mbushi 18 vjet. Asokohe, ajo ishte ende nxënëse e shkollës ku ky i fundit ishte pjesë e personelit arsimor.
K.K., në ditëlindjen e 18-të të Medinë Dautit, i ka shkruar asaj në Facebook duke ia uruar ditëlindjen, mesazhe këto që pastaj, sipas viktimës, nuk i ndali për një kohë derisa edhe kjo e fundit e kishte bllokuar në çdo rrjet social.
“Historia ka fillu në vitin 2019, por qysh jemi taku unë me të pandehurin për herë të parë ka qenë në bankat shkollore të shkollës së mesme. Ai ka qenë profesori im, unë kam qenë nxënëse në atë shkollë edhe me qenë se ai nuk ka qenë arsimtar direkt i imi, por ka zëvendësu orë të ndryshme, megjithatë kemi punu edhe me aktivitete të tjera të shkollës, meqenëse kam qenë aktiviste edhe jemi njoftu aty” – thotë ajo.
Ajo tregon se me të përfunduar shkollën e mesme, ish-profesori i saj ia ka shprehur ndjenjat që i ka pasur ndaj saj.
Këtë Dauti e ka cilësuar si diçka të pabesueshme, pasur këtu parasysh faktin që personi në fjalë ishte profesor i saj.
“Kam konsideru që ai është një person që unë mundem me u ndje rehat edhe kam konsideru që e kupton plotësisht çka flas dhe çka them” – thotë Medinë Dauti.
Ajo thotë se ky mendim i saji ishte gabim duke u shprehur se “kjo nuk doli ashtu siç mendova”.
Për ish-profesorin e saj, viktima ka thënë që është 10 vite më i madh se ajo dhe është shok i afërt i shokut të saj, madje edhe shok i vëllait të saj.
Ajo ka treguar se para se ta dinte për ndjenjat që K.K. ka ndaj saj, kanë qëndruar në një rreth me shoqëri të përbashkët, por një gjë e tillë ajo thotë se më vonë ka ndryshuar.
“Kur personi i ka shprehur ndjenjat kam tentu me e largu nga vetja edhe me i tregu qartë që unë nuk e dua edhe nuk dëshiroj me hy në lidhje. Po ashtu, unë jam në lidhje me dikën tjetër edhe kam dashtë me e potencu këtë që edhe nëse nuk kisha qenë në lidhje me dikën tjetër, prapë përgjigja kish me qenë ‘Jo’” – thotë Dauti.
Ajo tregon se një kërkesë e tillë nga ana saj nuk është mirëkuptuar nga pala tjetër dhe pas insistimeve të shumta dhe presionit që profesori nga Gjilani i ka bërë, Medinë Dauti e ka raportuar atë në Polici.
Ky raportim i saji erdhi pas ‘një momenti kulminant’ që e quan ajo. Medinë Dauti tregon se gjatë kohës sa ajo ishte në një lokal me një shoqe të sajën në Gjilan, profesori iu është afruar dhe, sipas Dautit, ka tentuar që t’i flas dhe t’i përqafoj me forcë.
“Pika kulminante që ka qenë kur unë kam shku në Polici, ka qenë kur personi më është afru në njërën prej kafiterive në Gjilan edhe ka shpreh sjellje shumë agresive kundrejt meje edhe shoqes tem edhe ka dashtë me na fol me zor edhe kur kemi fillu na me reagu është nervozu edhe ashtu jemi frikësu tepër shumë se qasja e tij ka qenë nuk ka qenë okej edhe prej qatij momenti kam vendos me shku në Polici edhe me i tregu Policisë që kom fillu mandej me u frikësu për mirëqenien tem” – ka rrëfyer ajo për KALLXO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Voziste i dehur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, Policia i jep 200 euro gjobë dhe heqje e patentë shoferit për tre muaj
Toshkovski: Hapja e pikës kufitare në Markovën e Nogës do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit
Prezantohen fletëvotimet për votimin në veri dhe kjo është pyetja
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel