LAJMI I FUNDIT:

Vijon përballja e Bashkimit Evropian me Facebook-un

Vijon përballja e Bashkimit Evropian me Facebook-un
SAN ANSELMO, CA - MAY 09: The Facebook website is displayed on a laptop computer on May 9, 2011 in San Anselmo, California. An investigation by The Pew Research Center found that Facebook has become a player in the news industry as the popular social media site is driving an increasing amount of traffic to news web sites. (Photo Illustration by Justin Sullivan/Getty Images)

Përfaqësuesit e Facebook-ut dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhduan të dielën të negocionin nëse themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, duhet të shfaqet të martën përpara ligjvënësve të Bashkimit Evropian për të diskutuar ndikimin e Facebook-ut tek të drejtat e privatësisë të qindra milionë evropianëve, si dhe ndikimin tek zgjedhjet në të dyja anët e Atlantikut, dhe tek shpërndarja e lajmeve të rreme.

Ajo që po debatohet është nëse takimi duhet të zhvillohet, pasi Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ra dakort të lejojë transmetimin e drejtpërdrejtë në internet. Më parë ishte rënë dakort që takimi të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Udhëheqësit e të tetë blloqeve politike në parlamentin evropian patën këmbëngulur për ndryshimin e formatit të këtij takimi.

Ligjvënësit evropianë thonë se do të ishte tepër e dëmshme për zotin Zuckerberg, nëse ai tërhiqej nga zhvillimi i takimit për shkak se dëshirojnë që të transmetohet drejtpërsëdrejti, siç është transmetimi Facebook Live.

Claude Moraes, kreu i komisionit të parlamentit evropian për liritë civile, çështjet e drejtësisë dhe punët e brendshme, paralajmëroi se zotit Zuckerberg do t’i duhet të japë shpjegime më të hollësishme se ato që ai dha muajin e kaluar gjatë dëshmisë së tij përpara komisioneve të Senatit amerikan dhe Dhomës së Përfaqësuesve, për “çështjet e algoritmeve që vendosin në objektiv audienca të caktuara, si dhe të manipulimit politik” dhe për marrëdhënien e Facebook-ut me firmën Cambridge Analytica.

Facebook i dha kompanisë britanike të dhënat e miliona amerikanëve dhe evropianëve, të cilat u përdorën më vonë për qëllimet e fushatave elektorale. Kompania Facebook nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës nëse do të zhvillohet takimi i Zuckerberg me ligjvënësit e BE-së.

Zoti Moraes deklaroi se “qeveritë e BE-së janë tani plotësisht të ndërgjegjshme se çdo zgjedhje janë tashmë të njollosura. Duam t’i hyjmë në thelb kësaj çështjeje”. Ligjvënësit evropianë thonë se paraqitja e zotit Zuckerberg merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi ai refuzoi të shkonte në parlamentet kombëtare të vendeve evropiane, ndër to edhe Dhomën e Ulët të parlamentit britanik.

Zotit Zuckerberg pritet t’i drejtohen pyetje edhe rreth arsyeve pse Facebook ende për përdoret nga ekstremistët si një mjet ndërlidhjeje dhe rekrutimi. Gjatë javëve të fundit, vëmendja ndaj Facebook-ut ka qenë më tepër e përqëndruar tek aspekti i përgjithshëm i menaxhimit të të dhënave të përdoruesve, por analistët paralajmërojnë se ky rrjet i mediave sociale po mundëson një rrjet social vdekjeprurës dhe se nuk po bën mjaftueshëm për ta ndaluar këtë gjë.

“Praktikat e menaxhimit të Facebook-ut mund t’u kenë shërbyer synimeve për ndërlidhje të terroristëve”, thuhet në një deklaratë të Projektit Kundër Ekstremizmit (CEP), një grup studimor jofitimprurës.

Sipas CEP-së, “konstatimet tona hedhin poshtë rregullisht pretendimet e Facebook-ut se moderon përmbatjen në rrjet. Këtë javë, u gjet një video e prodhuar nga grupi mediatik pro-ISIS, Al Taqwa, ku ka pamje të sulmeve në Perëndim dhe thirrje për dhunë të mëtejshme duke i inkurajuar njerëzit që të sulmojnë civilët dhe që ‘t’i vrasin ata me të gjitha mënyrat apo metodat’.”

Studiuesit e CEP-së thonë se opsioni i rrjetit Facebook për “miqtë që sugjerojmë” është një ndihmë për ekstremistët që të lidhen me njëri-tjetrin dhe se “po mundëson një formë të re vdekjeprurëse të rrjetit social”.

“Në mbarë botën, gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, ka një rritje të ndjeshme të aktivitetit të militantëve në mediat sociale… Aplikacionet e mesazheve të kriptuara, siç është edhe aplikacioni WhatsApp që është në pronësi të Facebook-ut, janë mekanizma të mirënjohura që përdoren nga terroristët për të komunikuar, për të ideuar dhe planifikuar sulme, një praktikë që tragjikisht po vazhdon”, thotë deklarata e CEP-së. /VOA/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kalo në kategori