LAJMI I FUNDIT:

Vijnë reagimet nga Rahoveci pas lajmit se Lista Serbe do të udhëheq me bujqësinë

Vijnë reagimet nga Rahoveci pas lajmit se Lista Serbe do të udhëheq me bujqësinë

Në Rahovec nuk është pritur mirë vendimi i koalicionit PAN dhe AKR-së që të lëshojnë pe në kërkesën e Listës Serbe për të udhëhequr me ministrinë e bujqësisë në kuadër të qeverisë së ardhshme.

Mediat lokale në komunën e Rahovecit, Rahoveci24.com dhe RahovecPress.com kanë reaguar  ashpër ndaj këij vendimi duke marrë parasysh iritimin e qytetarëve.


Bujqësia është sektori fundamental për zhvillimin ekonomik, sipas qytetarëve të Rahovecit, të cilët të ardhurat kryesore i kanë nga bujqësia dhe subvencionet të cilat ata vlerësojnë se po rrezikohen.

“Jemi të tronditur nga ky vendim. Kjo është e tmerrshme. Subvencionet për kulturat tona bujqësore tash janë në duart e Listës Serbe. Hapja e tregjeve për rrushin që ashtu nuk po na e pranojnë bodrumet tash varen nga serbët. Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë”, tha një qytetar për Rahoveci24.

Ndryshe vreshtarët e Rahovecit janë ballafaquar me një bojkot nga bodrumet e verës, të cilat vetëm pas shumë negociatave të shoqatës së vreshtarëve dhe bodrumeve vendosën të lëshojnë pe për të pranuar rrushin dhe atë duke mos e kategorizuar fare atë duke e lënë nën çmim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori