LAJMI I FUNDIT:

Vidhnin para nga bankomatet në Spanjë, në pranga shqiptarë dhe serbë

Vidhnin para nga bankomatet në Spanjë, në pranga shqiptarë dhe serbë

Shtatë persona janë arrestuar nga garda civile spanjolle nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe vjedhjes së një sërë bankomatëve, në disa qytete të vendit.

Katër shqiptarë, dy shtetas serbë dhe një spanjoll përbënin grupin e “specializuar” në vjedhjen e ATM-ve [bankomatëve] në Spanjë.


Banda akuzohet për të paktën 9 goditje nëpër bankomatet midis krahinave të Alicante, Albacete, Valencia dhe Murcia.

Hajdutët përdornin një tip piruni për të hapur me forcë ATM-të. Madje dhe pirumi që përdorej për ngarkesat e mallrave ishte i vjedhur, raportojnë mediat.

Banda i realizonte goditjet në orët e para të mëngjesit dhe nëpër zona ku gjendeshin prona industriale. Ata e tërhiqnin ATM-në me “pirunin” për ta nxjerrë nga vendi dhe më pas e transportonin në një vend të sigurt për ta zhvatur të qetë.

Gjatë ‘operacionit’ që zgjaste pak çaste, në rrugë pozicionoheshej e gjithë banda për të parë apo sinjalizuar ardhjen e mundshme të policisë.

Të premten që lamë pas banda bëri goditjen e saj të fundit dhe më pas u arrestua. Policia në banesat e tyre gjeti rreth 15 mijë euri, një sërë makinash dhe materiale të tjera.

Pas arrestimeve, ata dolën para gjykatës, e cila urdhëroi ndalimin e tyre pa pagesë për të gjithë anëtarët e bandës përveç spanjollit që kishte ndihmuar në fshehjen e automjeteve.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori