Një personi i është vjedhur vetura ditë më parë në veri të Mitrovicës.

I njëjti ka raportuar rastin në polici, derisa ka thënë se vlera e veturës është rreth 3 mijë euro.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur iu është vjedhur vetura. Sipas ankuesit, vlera e veturës është rreth 3000 euro.

Rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Telegrafi/