LAJMI I FUNDIT:

Vidhen para të gatshme, llap-top e stoli ari në një shtëpi në Çagllavicë

Vidhen para të gatshme, llap-top e stoli ari në një shtëpi në Çagllavicë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 21:10.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç‘rast kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe një llap-top”, thuhet në raport.

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/