LAJMI I FUNDIT:

Vidhen dy projektorë të një shkolle në Skenderaj

Vidhen dy projektorë të një shkolle në Skenderaj
Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një drejtor i një shkolle në Skenderaj ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy projektorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj të martën, në ora 16:00.

“Ankuesi mashkull  kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga shkolla kanë vjedhur dy projektor”, thuhet në raportin policor.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/