LAJMI I FUNDIT:

Vidhen 5.500 euro në një shtëpi në Prilep

Vidhen 5.500 euro në një shtëpi në Prilep
Foto: Ilustrim

Pesë mijë e pesëqind euro janë vjedhur dje nga shtëpia, pronë e K.S. (39) nga Prilepi, informoi sot MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB, autori i panjohur me përdorimin e forcës fizike ka hyrë përmes dritares nga kati i poshtëm i shtëpisë dhe ka kryer vjedhje, me ç’rast ka marrë 5.500 euro në oponente të ndryshme, duke përfituar pronë kundërligjore prej 350 mijë denarëve.

Janë ndërmarrë masa për gjetjen e kryerësit si dhe ndriçimin e tërësishëm të rastit. /Telegrafi/