LAJMI I FUNDIT:

Videoja që tregon se si dhe ku ruhen bagazhet brenda aeroplanit merr vëmendjen e miliona njerëzve

Videoja që tregon se si dhe ku ruhen bagazhet brenda aeroplanit merr vëmendjen e miliona njerëzve

Një video që tregon se si dhe ku ruhen bagazhet brenda një aeroplani, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.

Punonjësi i aeroportit Chris regjistroi veten në barkun e një aeroplani duke pritur mbërritjen e 110 çantave përmes një rripi transportues portativ, transmeton Telegrafi.


Çantat ishin vendosur mjeshtërisht njëra mbi tjetrën nga dyshemeja deri në tavan, duke siguruar që të mos dëmtohej asnjëra.

Videoja 30 sekondëshe e postuar në TikTok mori vëmendjen e shikuesve që ‘gjithmonë donin të dinin’ se si palosen çantat në fluturime.

@wheos__ Daily stacking💼✈️ #airpor #travellife #travel #fyp #plane #fypage #viral #ramp #workout #life #timelapse #2023 #foryoupage ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show

Në fillim të videos, Chris zvarrit rripin transportues deri në skajin më të largët brenda aeroplani dhe fillon të grumbullojë bagazhet.

Derisa mbushen më shumë çanta dhe zona fillon të mbushet, Chris shkurton rripin transportues dhe madje shihet i shtrirë në një moment duke pritur me durim që të mbërrijnë më shumë bagazhe.

Pasi të gjitha çantat janë grumbulluar në mënyrë të sigurtë, video përfundon. /Telegrafi/