LAJMI I FUNDIT:

Video skandali i Gjicit, Prokuroria e Posaçme SPAK sekuestron serverin e kamerave në Bashkinë e Kukësit

Video skandali i Gjicit, Prokuroria e Posaçme SPAK sekuestron serverin e kamerave në Bashkinë e Kukësit

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka kontrolluar këtë të hënë ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme, në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkakut Safet Gjici.

Gjici u përfshi në skandal pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar.


Burime për News 24 bënë me dije se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit qëndruan për afro 30 minuta në Bashki dhe pasi morën kontakt me punonjësin e IT-së, bënë sekuestrimin e serverit.

Kjo me qëllim për të verifikuar hyrje daljet në institucion të gruas që shfaqet në video intime me Gjicin, si dhe personat që mund të kenë pasur komtakt me të.

Bashkia Kukës “zhduk” Safet Gjicin, fshin të gjitha postimet e ish-kryebashkiakut
Lexo po ashtu Bashkia Kukës “zhduk” Safet Gjicin, fshin të gjitha postimet e ish-kryebashkiakut

Në këtë mënyrë, SPAK do të mund të përcaktojë kohën e realizimit të videos, ndonëse materiali filmik shënon data 6 qershor ora 16.00.

Ndërkaq, janë marrë edhe disa dosje për të verifikuar nëse gruaja ka paraqitur ndonjë projekt pranë bashkisë dhe nëse është miratuar ose jo.

Nga ana tjetër, SPAK e ka identifikuar gruan, e cila banon bashkë me fëmijën ne moshë të mitur në Durrës, dhe ka urdhëruar që ajo nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin.

Video skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Berisha refuzon të komentojë
Lexo po ashtu Video skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Berisha refuzon të komentojë

SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori