LAJMI I FUNDIT:

Vëzhguesit evropianë: Zgjedhjet lokale 2021 të organizuara në mënyrë profesionale – rekomandohet të ri-dizajnohen fletëvotimet

Vëzhguesit evropianë: Zgjedhjet lokale 2021 të organizuara në mënyrë profesionale – rekomandohet të ri-dizajnohen fletëvotimet

Vëzhguesit evropianë kanë prezantuar raportin final për zgjedhjet lokale 2021.

Reklama

Shefi i këtij i këtij misioni të BE-së, Lukas Mandl, gjatë prezantimit të raportit tha se procesi zgjedhor është vlerësuar pozitive, duke shtuar tutje se zgjedhjet kanë qenë të organizuara në mënyrë profesionale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

Mandl tha se liritë themelore janë respektuar dhe votuesve u është ofruar mundësia për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore ku mundësitë kanë qenë të kufizuara.

Megjithatë, Mandl tha se në raport kanë disa rekomandime për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

“Ne rekomandojmë të ri-dizajnohen fletëvotimet për zgjedhjet, dhe votuesit të kenë më të lehtë, e të informohen më mirë. Numërimi i asistuar, rekomandojmë që ky votimi të bëhet në mënyrë më të rregullt. Partitë politike, akoma nuk kanë adresuar pabarazinë gjinorë në programet e tyre, rekomandojmë që të mendojnë për miratimin e politikave të brendshme dhe të mbështesin gratë”, deklaroi ai.

Mandl inkurajoi palët që të marrin parasysh rekomandimet e tyre, duke shtuar se shpreson që ky raport të sjell energji pozitive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

Lajme
Kurti për BBC: Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën – SHBA dhe BE-ja aleatë të pakontestueshëm

Kurti për BBC: Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën – SHBA dhe BE-ja aleatë të pakontestueshëm

Lajme
Mediat gjermane: Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Mediat gjermane: Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Lajme
Osmani mori pjesë në inaugurimin e Erdoganit si president: Turqia, aleat i madh i popullit të Kosovës

Osmani mori pjesë në inaugurimin e Erdoganit si president: Turqia, aleat i madh i popullit të Kosovës

Lajme
Sheiku i Emirateve telefonon Kurtin pas tensioneve në veri - flasin për shtensionimin e situatës

Sheiku i Emirateve telefonon Kurtin pas tensioneve në veri - flasin për shtensionimin e situatës

Lajme
Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Lajme
Kalo në kategori