LAJMI I FUNDIT:

Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet e 6 tetorit demokratike, por jo edhe në vendet ku jetojnë serbët

Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet e 6 tetorit demokratike, por jo edhe në vendet ku jetojnë serbët

Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka vlerësuar se gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik.

Por, në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, u tha se ata nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe.


Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media duke folur për procesin zgjedhor tha se ajo ishte mirë e organizuar dhe transparente.

“Zgjedhjet e parlamentare ishin mirë të administruara dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha ajo.

Por megjithatë, ajo ka adresuar disa kritika në lidhje mungesën e reformës zgjedhore, teksa tha se kishte liri të mediave gjatë zgjedhjeve.

Ndërkaq, edhe nga delegacioni i Parlamentit, Evropain , Andrey Kovatchev tha se zgjedhjet ishin mirë të organizuar, por dha kritika për mënyrën dhe formën e financimit të partive politike në Kosovë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori