LAJMI I FUNDIT:

Veturën luksoze kërkoi që t’ia parkojnë në tarracën e apartamentit, miliarderi kinez deshi ta mbajë afër vetes Rolls-Royce

Veturën luksoze kërkoi që t’ia parkojnë në tarracën e apartamentit, miliarderi kinez deshi ta mbajë afër vetes Rolls-Royce

Një video amatore shfaq momenti kur një veturë luksoze Rolls-Royce që kushton 400 mijë dollarë, ngritet me mjete speciale drejt majës së një rrokaqielli.

Ky veprim është bërë me kërkesë të një miliarderi kinez, i cili në maje të objektit të lartë ka apartamentin luksoz, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për Rolls-Royce Ghost që u ngrit në katin e 44-të, pasi një biznesmen i pasur kërkonte që ta parkojë në tarracën e apartamentit.

Videoja shfaq momentin kur vetura krejt në fund parkohet në tarracën e apartamentit luksoz.

Kjo veturë peshon 2.500 kilogramë dhe u ngjit në rrokaqiellin luksoz në provincën kineze Fujian.

E duke marrë parasysh vlerën dhe peshën e kësaj veture, kompania e kontraktuar për ta kryer punën është dashur të jetë shumë e kujdesshme gjatë transportimit. /Telegrafi/