LAJMI I FUNDIT:

Me veturë u fut në tarracën e kafiterisë, humb jetën një person – policia në Bosnje arreston shoferin

Me veturë u fut në tarracën e kafiterisë, humb jetën një person – policia në Bosnje arreston shoferin

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Brçko të Bosnje e Hercegovinës, kur shoferi i një veture u fut me mjet në tarracën e një kafiterie që ishte plotë me mysafirë – ku më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, policia ka arritur jo larg vendit të ngjarjes ta zë dhe ta arrestoj. Bëhet fjalë për shoferin e veturës së markës Golf, që ende në rrethana të pakonfirmuara mbrëmë rreth orës 19:50 shkaktoi aksident trafiku, kur me mjetin e tij u fut në tarracën e kafiterisë, transmeton Telegrafi.


Pas kësaj ngjarje, shoferi është largua me veturë nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur ta kap dhe ta arrestojë. Siç kanë bërë të ditur nga policia boshnjake, fjala është për 25-vjeçarin Ç, E nga Maoça.

Policia në Brçko gjithashtu ka njoftuar se nga ky aksident janë lënduar disa persona, e një tjetër që pësoi lëndime të rënda trupore nuk i mbijetoi plagëve duke ndërruar jetë në spital. /Telegrafi/