LAJMI I FUNDIT:

Veturat të minimizojnë efektin e përplasjes, kur shoferi është me mbipeshë (Foto)

Veturat të minimizojnë efektin e përplasjes, kur shoferi është me mbipeshë (Foto)

Mbrojtësit e rendit në Britani të Madhe, prej disa vitesh ushtrohen me manekinë që peshojnë rreth 160 kilogramë, se si të shpëtojnë shoferët me mbipeshë në rast aksidentesh.

Në mënyrë që t’i largojnë sa më lehtë dhe pa i dëmtuar ata dhe veten, kryhen simulime të shpeshta duke përdorur edhe karrocat dhe shtretërit më të mëdhenj, transmeton Telegrafi.


Ky manekin që ka edhe përmasa të mëdha, do të shfrytëzohet nga prodhuesit automobilistikë, që të minimizojnë efektin e përplasjes.

Deri më tani, është punuar shumë në rritjen e sigurisë së udhëtarëve, por në eksperimente janë shfrytëzuar vetëm kukulla që kanë forma dhe peshë të njeriut të zakonshëm.

Meqenëse një pjesë e madhe e popullatës është me mbipeshë, konsiderohet si e domosdoshme edhe rritja e sigurisë për këtë grup të njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Auto
Volvo

Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën

Auto
Kufiri automatik i shpejtësisë në modelet e reja në tregun e BE-së do të jetë i detyrueshëm që nga korriku i këtij viti

Kufiri automatik i shpejtësisë në modelet e reja në tregun e BE-së do të jetë i detyrueshëm që nga korriku i këtij viti

Auto
Edhe një dëshmi se pse duhet respektuar dritat e semaforit! (Video)

Edhe një dëshmi se pse duhet respektuar dritat e semaforit! (Video)

Auto
Defender

Defender "më i fuqishëm ndonjëherë" pritet të debutojë më vonë këtë vit

Auto
Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Auto
Kalo në kategori