LAJMI I FUNDIT:

Vetura i ra në gropën që u hap papritmas, ja si reagoi pronari (Foto)

Vetura i ra në gropën që u hap papritmas, ja si reagoi pronari (Foto)

Në një rrugë të Londrës, një veturë e parkuar, ka rënë në një gropë që është hapur papritmas.

Por, ngjarja që ka ndodhur gjatë orëve në natës, nuk i ka lënë shumë përshtypje pronarit.


Abdul Ahmadza, që ishte duke qëndruar për vizitë te vëllai, e ka dëgjuar një zhurmë dhe ka dalë në dritare.

“Kur e pashë që ishte shembur asfalti dhe vetura më kishte rënë në gropë, u mërzita shumë. Por, nuk pata çfarë të bëj, vetëm se të kthehem dhe të fle sërish”, ka thënë Ahmadza lidhur me rastin.

Të nesërmen, mirëmbajtësit e rrugës ia kanë nxjerrë veturën nga gropa, e cila nuk dihet pse është hapur. /Telegrafi/

1

2

3