Mund të thuhet me siguri se Audi na zuri të gjithëve në befasi dje kur prezantoi një zëvendësim de facto për R8.

Edhe pse Nuvolari duket si një veturë koncept, kjo është në thelb ajo që klientët “me xhepa të mbushur” do të marrin sapo të fillojnë dërgesat në gjysmën e parë të vitit 2027.


Prodhimi do të kufizohet në 499 njësi, por kompania tashmë po lë të kuptohet për një vazhdim të mundshëm të veturës kabriolet.

Në një intervistë me revistën Top Gear, CEO Gernot Döllner u pyet nëse ka plane për të ndërtuar 499 kopje të një Nuvolari Spyder.

Ndërsa ai tha jo, ai po i referohej vetëm sasisë së prodhimit, duke konfirmuar në mënyrë efektive se një veturë kabriolet është tashmë në proces.

Ndoshta nuk duhet të habitemi që vetura më e fuqishme e Audi-t ndonjëherë do të ketë një çati të palosshme, duke pasur parasysh se Lamborghini Temerario, e ngjashme me atë mekanikisht, do të marrë gjithashtu versionin Spyder. /Telegrafi/