LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një punëtor në Afrikën e Jugut, e hedh disa metra lart – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Vetura godet një punëtor në Afrikën e Jugut, e hedh disa metra lart – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Një video që është duke qarkulluar në internet, ka bërë që e gjithë bota të reagon ashpër për faktin se shfaqet një aksident trafiku që besohet të ketë ndodhur në Afrikën e Jugut.

Xolele Phindela, 32-vjeç, ka pësuar lëndime serioze, kur një veturë e goditi dhe e hodhi disa metra në ajër. E sipas policisë, identiteti i shoferit të veturës Toyota Avanza në Cape Town të Afrikës së Jugut, prite të zbulohet, transmeton Telegrafi.


Kamera e vendosur në një veturë që lëvizte pas asaj që shkaktoi aksidentin, shfaq dy punëtorët me jelekë të verdhe duke ecur në mes të një rruge. E në pamundësi për të reaguar me kohë, vetura godet njërin nga punëtorët duke e hedhur në ajër dhe më pas përfundoi i përplasur në asfalt.

Sipas dëshmitarëve, shoferi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar prej 80 kilometra në orë. E Phindela është dërguar me urgjencë në spital, ku për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes.

Videoja është filmuar nga Lyndon DeMeillon që kishte vendosur një kamerë brenda veturës, dhe që në ato momente së bashku me dy fëmijët e tij po shkonte në shtëpi.

“Fillimisht mendova se humbi kraharorin apo këmbën nga goditja. Mendova se çfarë do t’i ndodhte familjes tonë po të kishin qenë në korsinë ku po lëviznim ne”, ka deklaruar gruaja e DeMeillon, Elri. /Telegrafi/