LAJMI I FUNDIT:

Vetura përfundon në një lokal në Pejë, lëndohen tre persona

Vetura përfundon në një lokal në Pejë, lëndohen tre persona

Një veturë është vetaksidentuar sonte tek “Qendra Zejtare” në Pejë, duke përfunduar në një lokal afarist, me ç’rast tre persona kanë marrë lëndime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për Telegrafin se vetura ka dalë nga rruga kryesore dhe është futur në një lokal.


“Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 22:17, ku një automjet udhëtarësh, nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe ka goditur një lokal. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në emergjencë. Menjëherë pas marrjes së informacionit njësitet hetimore të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/