LAJMI I FUNDIT:

Partia Liberale Egjiptiane reagon pas vendimit të Supremes: Do të ankohemi në Kushtetuese

Partia Liberale Egjiptiane reagon pas vendimit të Supremes: Do të ankohemi në Kushtetuese
Foto: Arkiv

Pas vendimit të PZAP-së dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, e cila ka refuzuar si të pabazuara ankesat nga subjektet politike të komuniteteve si dhe të kandidatëve të tyre për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar Partia Liberale Egjiptiane.

Veton Berisha nga ky subjekt politik këtë vendim e ka quajtur të papranueshëm.


PLE vlerëson se këto vendime janë të pa pranuara për faktin se në parim përmbajnë standarde të dyfishta, janë të njëanshme dhe të paqarta në aspektin faktik dhe përmbajtjesor.

“Në arsyetimin e PZAP-së dhe aktgjykimin e konfirmuar nga Gjykata Supreme theksohet se paneli me datat 06 dhe 07 mars 2021, sipas detyrës zyrtare ka zhvilluar hetime për të vërtetuar gjendjen faktike të rastit konkret dhe erdhi në përfundim se apelet janë pjesërisht të bazuara për arsye se: provat në shkresat e lëndës respektivisht nga hetimi i Panelit i mbështetur me provat e bashkangjitura në lëndë është provuar se numri i votave të fituara nga subjekti politik “Romani Iniciativa” nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit për të cilin ka konkuruar si përfaqësues në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 14 shkurtë 2021 në Komuna të caktuara”.

“Megjithatë për çudi në të njëjtin aktgjykim, Gjykata Supreme ia refuzon ankesën e “Romani Iniciativa” duket konfirmuar se ka pasur orkestrim të votave, ndërsa në të njëjtin aktgjykim neve si subjekt politik PLE na refuzohen pretendimet në ankesë duke konfirmuar se nuk ka pasur orkestrim të votave në komunat Graçanicë, Mitrovicë e Veriut dhe Kamenicë”, thotë Berisha.

Subjekti Politik PLE vlerëson se nëse në një çështje, objekti i lëndës është i njëjtë dhe pretendimet janë të kundërta atëherë njërës nga këto palë të përfshira do të duhej të i miratohej ankesa dhe tjetrës të i refuzohej, ndërsa në çështjen në fjalë Gjykata Supreme i kishte refuzuar të dyja palët!

Në vijim ju paraqesim komunat që kanë qenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Supreme dhe në mënyrë shumë të qartë pasqyrohet disproporcioni në mes numrit të banorëve në ato komuna dhe numrit të votave të fituara, i cili standard nuk është zbatuar në mënyrë unike duke përfshirë edhe këto komuna si në vijim:

Në Graçanicë, ku “Romani Iniciativa” ka fituar 1773 vota ndërkaq numri i popullsisë rome është në tërësi 745 banorë;

Në Kamenicë, ku “Romani Iniciativa” ka fituar 283 vota ndërkaq numri i popullsisë rome është në tërësi 240 banorë;

Në Mitrovicë Veriore, ku “Romani Iniciativa” ka fituar 198 vota ndërkaq numri i popullsisë rome është në tërësi 40 banorë. Të dhënat statistikore janë të mbështetura në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 si dhe raportit të OSCE-së të vitit 2018 (të përfshira janë të dhëna të të gjithë banorëve duke përfshirë edhe ata pa të drejtë vote).

Kjo parti thekson Gjykata Supreme nuk ka përdorur standard unik në kuptimin se me të njëjtat prova dhe argumente miraton si të bazuara pretendimet duke anuluar votat në disa komuna ndërsa në disa komuna të tjera refuzon pretendimet ankimore dhe kështu gjykata ka krijuar pabarazi para ligjit.

Subjekti Politik PLE, thotë se nuk e pranon këtë rezultat zgjedhor të 14 shkurtit, për arsye tashmë të ditura publikisht dhe për të mbrojtur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të votueseve të komunitetit Egjiptian në Kosovë, ne do të procedojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese me qëllim të konfirmim të të drejtës sonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori