LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të PZAP-it

Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të PZAP-it

Shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-it për dënimin e kësaj partie, për shkak shfrytëzimit të hapësirave publike për fushatë zgjedhore, të cilin vendim VV e ka quajtur absurd.

Reagimi i plotë Vetëvendosjes:


Shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e cilëson absurd dënimin që PZAP-ja ia shqiptoi Lëvizjes për shkak të vendosjes së tendës për distribuimin e materialit zgjedhor në shesh.

Kjo formë e fushatës është e lejuar në të gjitha vendet demokratike dhe këtë instrument të shpërndarjes së materialeve zgjedhore dhe komunikimit me qytetarë organizata jonë e ka përdorur gati në secilën fushatë deri sot.  Është e pa kuptimtë se si vendosja e pikave informuese, befasisht pas 3-4 fushatave, konsiderohet shkelje e kodit zgjedhor nga ana e PZAP-së.

Ne i kemi njoftuar me kohë të gjitha organet kompetente për këtë çështje, dhe posedojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për vendosjen e pikave informuese.

Këtë vendim të PZAP-së, do ta ankimojmë në Gjykatë Supreme.