LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje nominon edhe zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje nominon edhe zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka nominuar liderin partiak, Albin Kurti për kryeministër të vendit. Kurti mori mbështetje unanime për të parin e ekzekutivit në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm të partisë.

E kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti tha se fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit do ta bëjë ndryshimin në vend. Derisa edhe paralajmëroi reciprocitet me Serbinë dhe forcim të marrëdhënieve me ShBA-të.


“Le të bashkojmë besimin dhe të dërgojmë mesazhin se qytetarët e bashkuar bëjnë gjithçka të mundur. E qytetarët kanë vendosur se LVV të fitojë zgjedhjet, të formojë qeverinë dhe të bëjë ndryshimin e Kosovës. E kjo do të bëjë që secili prej nesh të marrë përgjegjësitë që na takojnë”, tha ai.

Kurti para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tha se anëtarësimi i Kosovës në BE është një proces i pandalshëm.

“Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet dhe mbi bazën e të kaluarës së afërt që ende nuk është mbyllur. Gjithçka do të nis me evidentimin e dëmeve të luftës, personave të pagjetur dhe dënimin e kriminelëve. Marrëdhënia me ShBA-të do të forcohet, Kosova e ka aleat ShBA dhe këto marrëdhënie do të forcohen. Anëtarësimi në BE është një proces i pandalshme lidhja e fuqishme me Gjermaninë është e domosdoshme”, tha ai.

Kandidati për kryeministër i LVV-së, adresoi edhe akuza ndaj ish-partnerit qeverisës LDK, duke thënë se braktisi rrugën e përbashkët dhe theu mirëbesimin e tyre.

“LDK braktisi rrugëtimin e përbashkët, braktisi luftën ndaj korrupsionit theu mirëbesimin e ndërtuar për dy vite si opozitë e përbashkët dhe shkeli programin qeverisës”, tha ai.

Derisa e propozoi kandidaturën e Kurtit për kryeministër, bashkëpunëtori më i afërt i tij, Glauk Konjufca tha se Albin Kurti është ai që punoi e nuk u tremb kurrë.

“Ju e dini se cili nga ne punoi më shumë, ai që u trembë më së paku dhe ai që përveti nuk kërkon kurrë asgjë. Kam nderin të prezantojë simbolin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës… unë në LVV nuk jam vetëm aktivist, jam dëshmitar i Albin Kurtit njëri, aktivist, shokë, deputet dhe dëshmitar i Albin Kurtit kryeministër”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori