LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje ngushëllon familjen Demaj

Vetëvendosje ngushëllon familjen Demaj

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se Izet Demaj ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, dhe si shoqëri e si komb duhet ta respektojmë si dëshmor i mbrojtjes së rendit e ligjit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ngushëllon familjarët dhe të afërmit e policit të vrarë ne krye të detyrës, Izet Demaj. Ngjarje të tilla janë të dhimbshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Izet Demaj ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, dhe si shoqëri e si komb duhet ta respektojmë si dëshmor i mbrojtjes së rendit e ligjit.


Vështirësitë e punës në polici janë të mëdha, dhe rrogat e të ardhurat të pamjaftueshme krahasuar me punën që e bëjnë. Për rastin në fjalë, do të kërkojmë nga autoritetet që familja e policit të vrarë të ndihmohet nga shteti në vazhdim.

Edhe një herë, ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës, gjithë policëve të Republikës tonë, dhe familjarëve të policit Izet Demaj”, thuhet në komunikatë.