LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon nga Thaçi të arsyetojë faljen e dëshmitarit në rastin e Astrit Deharit

Vetëvendosje kërkon nga Thaçi të arsyetojë faljen e dëshmitarit në rastin e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të bëjë publike arsyetimin e faljes së një të burgosuri, i cili është dëshmitar në rastin Astrit Dehari.

Në një postim në Facebook thuhet se është e rëndësisë jetike të bëhet publike procesi dhe arsyetimi i faljes së rastit në fjalë që mbase edhe do të ndihmonte në sqarimin e rrethanave të rastit Dehari.


“U bë një javë qëkur presidenti fali, lehtësoi dënime të personave që ishin të dënuar për vepra të rënda penale. Dy prej tyre dolën të jenë edhe dëshmitarë të rastit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari. Është e rëndësisë jetike të bëhet publike procesi dhe arsyetimi i faljes së rastit në fjalë që mbase edhe do të ndihmonte në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Astritit. Drejtësia për Astritin është drejtësi për gjithë shoqërinë”, thuhet në postim.

Ndryshe, Vetëvendosje edhe më herët ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me vonesat për zbardhjen e rastit Astrit Dehari, në kohën kur presidenti Thaçi i ka lehtësuar dënimin për tri vjet e gjysmë Luz Allakajt, i dënuar për vrasjen e një fëmije, por që i njëjti është dëshmitar në rastin e vrasjes së aktivistit të kësaj lëvizjeje.

Vetëvendosje ka akuzuar edhe Prokurorinë Speciale se po vazhdon të heshtë lidhur me rastin, duke mos dhënë asnjë informacion lidhur me hetimet që çojnë në zbardhjen e së vërtetës, ndërkohë që deputetët e kësaj partie kanë kërkuar nga Zyra e Presidencës dosjen e kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e Allakajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori