LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosja midis idesë së katarsisit (moral) dhe programit të dekontaminimit (social)!

Vetëvendosja midis idesë së katarsisit (moral)  dhe programit të dekontaminimit (social)!

1. Abstenimi i LVV-së nga (siç po thuhet) kursi i saj burimor i të qenit katalizator kryesor i katarsisit të pretenduar moral e ekonomik në politiken kosovare, është, apo do të duhej të ishte të paktën shumë më pak i theksuar se sa dëshira për ta dekontaminuar përmes tjerëve… nga ish pushtetarët e koalicionit të deridjeshëm (PDK, AKR) që ishte tërësisht i panatyrshëm!

2. LVV, nëse e synon dekontaminimin përmes tjerëve… (hiqe "katarësisin"!) si model e si program veprimi, atëherë ka shumë gjasa reale të bjerë në kurthin e joshjes dhe lakmisë për pushtet, si të gjitha partitë tjera në këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit të improvizimit të demokracisë!


3. LVV ende nuk e ka mbërri atë stadin e të qenit alfa dhe omega e idesë nismëtare mbi nevojën e katarsisit moral edhe për faktin se s’arriti të fitojë shumicën absolute në Kuvend!

4. LVV duhet të llogaris përfundimisht që ideja e katarsisit shpirtëror… do të komprometohet tej mase (dhe si i tillë i gjithë projekti do i ngjasonte një mashtrimi) nëse ajo tani lakmon qeverisjen. Në fakt dekontaminimin përmes tjerëve, pra koalicionit LDK, Nisma, AAK.

5. LVV, përveç që ishte ideologjikisht antipod i gjitha partive politike ishte edhe kura e tyre!

6. Tani ajo i ekspozohet dy rreziqeve: rrezikut, humbjes së pronësisë mbi idenë e nisur për katarsisin moral e social në shoqërinë kosovare, dhe rrezikut të zvogëlimit të rolit të saj mbi të drejtën e dekontaminimit social të skenës politike kosovare nga hajnia, korrupsioni, krimi i organizuar etj.

7. Demiurgët e LVV-së duhet të kuptojnë edhe faktin e ri se publiku naiv (natyrisht nëse ata kështu e shohin!) në zgjedhjet lokale dhe sidomos ato nacionale ka arritur të dëshmojë një ndërgjegjësim të theksuar për proceset politike dhe ato ekonomike. Aq sa të mos të mashtrohet dy herë kur ofrohet te kutia e votimit!