LAJMI I FUNDIT:

‘Veterniku i vdekjeve’: Aksidentet me fatalitet nuk po i vetëdijesojnë qytetarët – vazhdojnë të kalojnë rrugën duke rrezikuar jetën

‘Veterniku i vdekjeve’: Aksidentet me fatalitet nuk po i vetëdijesojnë qytetarët – vazhdojnë të kalojnë rrugën duke rrezikuar jetën

Rruga e Veternikut në Prishtinë, gjithherë ka qenë e rrezikshme për këmbësorët. Por, me ndërtimin e qendrës tregtare Albi Mall, rreziku për aksidente me vdekje e me të lënduar është rritur dukshëm.  

Kjo po ndodhë për shkak të mungesës së mbikalimeve. Qytetarët detyrohen që të kalojnë dy korsi të rrugës kryesore për të dalë tek pjesa tjetër.


Rasti i fundit ndodhi të premten, ku një këmbësor u godit për vdekje gjatë mesditës, pikërisht në këtë pjesë të rrugës.

Por, përkundër kësaj, qytetarët vazhdojnë ta rrezikojnë jetën e tyre.

Disa video që janë publikuar tek faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, shihen sërish këmbësorë teksa duke vrapuar e kalojnë rrugën, madje pengojnë edhe qarkullimin e automjeteve.

Lidhur me këtë, dhjetëra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale. Ata po kërkojnë që të ndërmerren masa për ta rregulluar këtë problem.

Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Veternik
Lexo po ashtu Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Veternik

Një pjesë tjetër e tyre, hedhin kritika edhe ndaj ngasësve të veturave, për të cilët thonë se e tejkalojnë shpejtësinë, duke i thyer rregullat në komunikacion.

Ndryshe, në maj të vitit 2020, ministri i atëhershëm i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, pati nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Objekt i këtij memorandumi ishte realizimi i tri projekteve infrastrukturore, mes tyre edhe ai për ndërtimin e mbikalimit për këmbësorë në lagjen Veternik.

Projekti 1.2 milionësh për mbikalimin që s'u bë kurrë në Veternik - rrugën që po merr jetë njerëzish
Lexo po ashtu Projekti 1.2 milionësh për mbikalimin që s'u bë kurrë në Veternik - rrugën që po merr jetë njerëzish

Madje, për realizimin e projektit u pat hapur edhe një tender.

Në njoftimin për kontratë të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhej se ky ndërtim do të kushtojë mbi 1 milion euro.

Shuma e planifikuar për këtë kontratë ishte saktësisht 1 milion e 200 mijë euro.

Ndërsa, financuese e këtij projekti dhe dy të tjerëve të nënshkruar mes Ahmetit dhe Abdixhikut, do të ishte Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit me 1 milion e 500 mijë euro.

Megjithatë, ndonëse kanë kaluar gati dy vjet, punimet për ndërtimin e këtij mbikalimi ende nuk kanë nisur.

Tani, mbetet të shihet, nëse komuna do të ndërmarr masa për ta zgjidhur këtë problem. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori