LAJMI I FUNDIT:

Projekti 1.2 milionësh për mbikalimin që s’u bë kurrë në Veternik – rrugën që po merr jetë njerëzish

Projekti 1.2 milionësh për mbikalimin që s’u bë kurrë në Veternik – rrugën që po merr jetë njerëzish

Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, saktësisht në lagjen në Veternik në Prishtinë, paraqet rrezik të madh për qytetarët.

Një pjesë e tyre në baza ditore kalojnë mbi pengesa për të dalë në anën tjetër të rrugës, pasi nuk ka zebra ose pengesa për këmbësorët.


Foto: Kallxo.com

Pikërisht në këtë rrugë këtë të premte një jetë u shua.

Rreth orës 14:30 një këmbësor u godit për vdekje nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Veternik
Lexo po ashtu Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Veternik

Rasti u konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se këmbësori ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Ajo po ashtu tregoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa ngasësi i veturës është shoqëruar në stacion policor.

Aksidentet me fatalitet që ndodhin në këtë rrugë nuk janë të rralla, pasi aty mungon edhe mbikalimi i cili do t’u mundësonte qytetarëve që të dalin në anën tjetër të rrugës pa rrezikuar jetën e tyre.

Në maj të vitit 2020, ministri i atëhershëm i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, pati nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Objekt i këtij memorandumi ishte realizimi i tri projekteve infrastrukturore, mes tyre edhe ai për ndërtimin e mbikalimit për këmbësorë në lagjen Veternik.

Madje, për realizimin e projektit u pat hapur edhe një tender.

Në njoftimin për kontratë të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhej se ky ndërtim do të kushtojë mbi 1 milion euro.

Shuma e planifikuar për këtë kontratë ishte saktësisht 1 milion e 200 mijë euro.

Ndërsa, financuese e këtij projekti dhe dy të tjerëve të nënshkruar mes Ahmetit dhe Abdixhikut, do të ishte Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit me 1 milion e 500 mijë euro.

Megjithatë, ndonëse kanë kaluar gati dy vjet, punimet për ndërtimin e këtij mbikalimi ende nuk kanë nisur, shkruan Telegrafi.

Ndërkohë, i shqetësuar me gjendjen në këtë rrugë, një qytetar pati nisur peticion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, përmes së cilit kërkonte ndërtimin e mbikalimit në Veternik.

Përmes peticionit, ai kërkonte që mbikalimi të ndërtohet mes qendrës tregtare “Albi Mall” dhe Kolegjit “Heimerer”.

“Fatkeqësisht dje kam qëllua në vend të ngjarjes kur një veturë është aksidentua me disa njerëz që ishin duke kalua rrugën në Veternik. Ka qenë tmerr me i pa të dy anët e aksidentit, si nënën me fëmijë, si viktima e po ashtu edhe shoferen e pafajshme e të traumatizuar. Shpesh e kam ngritë zërin për ndërtimin e një mbikalimi mes Albi Mall dhe kolegjit Heimerer ku numri i njerëzve që kalojnë rrugën është shumë i madh. Edhe sa aksidente duhet me ndodh qe dikush me reagua. Prandaj ju kisha lut me nënshkrua peticionin për ndërtimin e këtij mbikalimi dhe shumë të tjerëve ku është nevoja”, pati shkruar ai në Facebook, ku pati njoftuar për nisjen e Peticionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori