LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e UÇK-së sot në protestë, bëhet thirrje për pjesëmarrje të qetë

Veteranët e UÇK-së sot në protestë, bëhet thirrje për pjesëmarrje të qetë
Foto: Arkiv

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar për të enjten protestë gjithëpopullore në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për pagën minimale.

Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së, Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.


Në njoftimin e Policisë thuhet se “më 15.06.2022, zyrtarë nga Policia e Kosovës (PK) kanë zhvilluar një takim njoftues me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes së saj dhe masave tjera që lidhen me zhvillimin e protestës”.

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e shprehjes së lirë, pakënaqësive (protestës) si e drejtë ligjore. Lidhur me këtë lajmërim PK-ja, ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se Policia do të ndërmerr masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e tubimit/protestës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.

“Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës. Me këtë rast fton të gjithë qytetarët, përfshirë pjesëmarrësit në protestë që protesta të zhvillohet e qetë duke respektuar ligjet e vendit dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike e ligjore”, thuhet në njoftim.

E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës, që ajo të jetë e qetë.

“KMDLNj konsideron se protesta e paralajmëruar e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është plotësisht e drejtë dhe paraqet përpjekje për mbrojtje të drejtave të njeriut të kësaj kategorie që kohëve të fundit përveç shpërfilljes institucionale, nga përfaqësuesit e institucioneve që duhet t’i mbrojnë, në mënyrën më brutale dhe më të panjerëzishme po fyhen, po stigmatizohen duke anashkaluar dhe mohuar kontributin e tyre të pamohueshëm për liri dhe çlirim të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

KMDLNJ ka theksuar se do të monitorojë protestën e paralajmëruar të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpreson se kjo protestë krejtësisht e drejtë dhe e arsyeshme do të jetë paqësore duke përjashtuar çdo lloj dhune nga cilado palë dhe, në të njëjtën kohë thërret palët që t’i përmbahen rregullave të një proteste paqësore e që është rregulluar me ligjet në fuqi në Kosovë.

“Çdo përdorim i dhunës nga cilado palë për KMDLNj –në do të jetë e papranueshme dhe, si e tillë nuk do të përkrahet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori