LAJMI I FUNDIT:

Vetëmjaftueshmëria si devizë politike dhe nevoja për reformimin e institucioneve të Kosovës

Vetëmjaftueshmëria si devizë politike dhe nevoja për reformimin e institucioneve të Kosovës
Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

Rezultati i votës së djeshme për disa ka qenë i pritshëm, për disa i frikshëm. Ka shumë nga ata që votën e djeshme e përkthejnë si fundi i privilegjeve të pajustifikuara. Por, a duhet ne që nuk i takojmë asnjërit grup të interesit politik, të shpresojmë që vota do menaxhohet mirë dhe se institucionet e shtetit do jenë në funksion të rritjes së mirëqenies sonë?

Mesazhi i përçuar pas publikimit të rezultateve është indikativ. U tha se tani “nuk kemi as nevojë e as interes për të tjerët”. Kjo ma kujton konceptin e vetëmjaftueshmërisë, një koncept i rëndësishëm në filozofinë politike të Aristotelit. Ai thoshte se të jesh i vetëmjaftueshëm do të thotë t’i kesh të gjithat dhe të mos kesh nevojë për asgjë. E, qyteti (shteti) që ka ndjenjën e vetëmjaftueshmërisë është fundi i tij”. Arsyeja themelore përse njerëzit bashkohen në një qytet është pikërisht kjo, sepse nuk janë të vetëmjaftueshëm, kanë nevojë për secilin.


Ne jemi shtet dhe popull i vogël, kemi nevojë për njëri-tjetrin, sepse para vetes kemi sfida të mëdha të cilat kërkojnë bashkëveprim politik dhe shoqëror.

Pa pretenduar t’i mbaj anën dikujt, do kisha dëshirë që dje qytetarit të Kosovës t’i thuhej se koha kur shteti dhe institucionet e saj janë trajtuar si plaçkë, duhet të marrë fund. Shteti nuk është për t’i krijuar favore individëve apo grupeve të caktuara. Qytetari i thjeshtë i Kosovës duhet të kuptojë që shteti nuk është byro punësimi; nuk është levë e individëve apo grupeve tribale politike, por mekanizëm që duhet të vihet në shërbim të individit. Është individi që me punën e tij e vetëpërcakton të ardhmen dhe fatin e vet. Institucionet e shtetit ndihmojnë për të kanalizuar idetë e biznesit dhe talentin sipërmarrës drejt aktivitetit produktiv afarist, që direkt ose indirekt kontribuon në rritjen ekonomike edhe mirëqenies sociale. Kjo bëhet kur të krijojmë një shoqëri me kulturë dhe mendësi afariste

Për t’u arritur kjo, institucionet e Kosovës duhen reformuar së paku në tri aspekte.

Së pari, faktet empirike që përpunohen nga institucionet kredibile ndërkombëtare sugjerojnë se Kosova nuk ka institucione që promovojnë ndërmarrësinë. Kosova vuan nga jostabiliteti politik, mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni, informaliteti etj. Përmirësimi thelbësor në këtë dimension do të ketë efekte pozitive në fusha të tjera, si rritja e investimeve të huaja, veçanërisht nga diaspora, do të kemi më pak evazion fiskal, konkurrencë më të drejtë në treg, qasje më të lehtë në kreditë ndërkombëtare e të tjera.

Së dyti, të dhënat empirike sugjerojnë se tregu financiar në Kosovë është i monopolizuar. Ndonëse çështjet e sistemit financiar në vend lidhen me strukturën e përgjithshme politike dhe ekonomike dhe janë çështje afatgjata, një qeveri me orientim afarist do të duhej t’i bënte dy gjëra: të lehtësojë kushtet për hyrjen e bankave tjera në tregun bankar që potencialisht do të mundësonte uljen e kostos së kredisë, si dhe krijimin e një banke zhvillimore.

Ka arsye të mira teorike dhe praktike për të besuar se një bankë zhvillimore do të ndihmonte rritjen e ndërmarrësisë produktive. Banka zhvillimore do të ofronte mbështetje financiare firmave me kapacitet inovativ, me potencial të rritjes ekonomike, do të mbështeste ndërkombëtarizimin dhe eksportin e mallrave etj. Ndikimi pozitiv i bankës varet nga pavarësia politike; do të duhej të operonte brenda një statuti që artikulon qartë misionin e vet dhe siguron që banka vetë të mbajë përgjegjësi për kryerjen e këtij misioni. Për të mbikëqyrur vendimet operacionale, në mënyrë të pavarur, banka duhet të drejtohet nga një bord krejtësisht i pavarur. Ekzistojnë shembuj të mirë praktikë që tregojnë përparësitë e një banke me këtë lloj mandati, siç është Banka Sllovene për Eksport dhe Zhvillim.

Së treti, krijimi i një shoqërie me kulturë afariste kërkon edhe një sistem arsimor krejt ndryshe nga ai që kemi sot. Kuptohet që reforma arsimore është shumë më komplekse, por hapi i parë duhet të jetë harmonizimi i sistemit arsimor me nevojat e tregut. Edukimi i të rinjve duhet të bazohet në nxënien e dijeve dhe veçanërisht shkathtësive për iniciativë të pavarur afariste. Kjo duhet të jetë shtylla kryesore e sistemit arsimor. Gjithashtu politikëbërësit duhet të lehtësojnë bashkëpunimin arsim-biznes. Në këtë drejtim, Kosova duhet të përmirësojë arsimin e saj profesional dhe, posaçërisht, lidhjen ndërmjet teorisë dhe përvojës praktike. Kosovës i duhet një ligj, i ngjashëm si ai i Sllovenisë, që obligon shkollat profesionale të përfshijnë studentët në punë praktike.

E fillova me Aristotelin, dua ta përfundoj me mësuesin e tij, Sokratin. Ai thoshte se politikanët kanë aversion nga kritika, se nuk u pëlqen kur kritikohen. Pushteti ka tendencë t’i bëjë autoritarë dhe, si rezultat i kësaj, nuk e dinë se çfarë u mungon dhe vetëmjaftohen. Uroj që qeveritarët që po vinë të kuptojnë se s’ka asnjeri dhe as grup të vetëmjaftueshëm. Gatishmëria për të qenë i hapur karshi të tjerëve, për të mësuar, dëshmon zotërimin e mençurisë.

Në trend

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Kalo në kategori