Në Kazermën “Minatori” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë, nga rreth 400 ushtarë sa janë gjithsej, 37 prej tyre janë gra.
Në mesin e tyre është edhe 22-vjeçarja nga Skenderaj, Lirijona Bajraktari.
Ajo veshi uniformën në vitin 2019, kur edhe filloi transformimi i misionit të FSK-së nga civil në ushtarak.
“Mbajtja e armës është një përgjegjësi e madhe dhe, pavarësisht që jam e re në FSK, [kjo] është bërë një pjesë e jona edhe e aktiviteteve tona ditore që i kemi. Sigurisht që është ngarkesë, për shkak se shumë shpesh kemi trajnime që kërkojnë përgatitje të lartë, qoftë fizike, qoftë psikike, taktike… Edhe kemi marshime me pesha të rënda, kemi javë të tëra në terren”, rrëfen ajo.
Lirijona lindi më 1999 – në vitin kur përfundoi lufta e fundit në Kosovë.
Thotë se rrëfimet e prindërve për këtë pjesë të historisë, e frymëzuan që një ditë të betohet se do të shërbejë për popullin dhe Republikën e Kosovës.
“Si inspirim për t’u bërë ushtare, ka qenë historia të cilën e kemi kaluar… Në një mënyrë apo tjetër, çdonjëri nga ne është prekur nga historia e fundit. Kështu që kam menduar se ndoshta mënyra më e mirë për t’i shërbyer vendit, është pikërisht duke qenë pjesëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thotë ajo.
Lirijona, ushtarja e re e FSK-së, thotë se ka shumë paragjykime nëse gratë janë të afta për të qenë pjesëtare të ushtrisë.
“Mendoj se FSK-ja ka dhënë shumë shembuj të pjesëtareve të saj që i kanë sfiduar këto paragjykime. Kam qenë shumë me fat që kam pasur përkrahjen dhe mbështetjen maksimale nga familja ime”, thotë ajo.
Përpjekjet për të rritur përqindjen e grave në FSK
Nga rreth 2,500 sa është numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të FSK-së, rreth 300 – apo 11 për qind – janë gra. Prej tyre, me grada kolonele, nënkolonele, majore e të tjera.
Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Sefer Isufi thotë për Radion Evropa e Lirë se kushtet për pranim në FSK nuk lidhen me gjininë, ndonëse thekson se janë bërë disa fushata për të rritur interesimin dhe aplikimin e grave.
“Koncepti i ndërtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetëm në bazë të performancës, shkathtësive dhe aftësive profesionale që demonstron një pjesëtar i FSK-së, pa dallim a është burrë apo grua, pa dallim a është djalë apo vajzë”, thotë Isufi.
Komuna e Dragashit nuk ka asnjë grua në uniformë të FSK-së.
Brikena Avdyli nga Fondacioni Jahjaga, që promovon mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, tregon se në tetor të këtij viti kanë organizuar një aktivitet me vajzat e Dragashit.
“Vajzat kanë mundur të shohin që ato mund të kyçen në këto profesione, jo detyrimisht ta sakrifikojnë jetën e tyre individuale. Policet edhe gratë në FSK kanë treguar se ato i kryejnë të gjitha punët e tyre dhe vazhdojnë të kthehen në shtëpi dhe të kujdesen për fëmijët, për familjen. Në fund [të aktivitetit], ne e bëmë pyetjen se a do të kishin pasur interesim vajzat në sallë ta konsiderojnë një profesion të tillë dhe goxha disa duar u ngritën”, thotë Avdyli.
Shpat Balaj, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Mbrojtjes duhet të punojë më shumë për të rritur numrin e grave në FSK, e sidomos në pozita udhëheqëse.
Aktualisht, grada më e lartë që mban një grua në FSK është gjeneral brigade.
“Në përgjithësi, kjo sfera e mbrojtjes në Kosovë shihet si diçka që është ekskluzive për burra, e që realisht nuk është ashtu në praktikë. Prandaj, është shumë e nevojshme që përmes edukimit, edhe përmes përfshirjes sa më të gjerë të grave të thyhet kjo, ky perceptim… edhe të bëhen hapa përpara drejt përmirësimit të statistikave në përgjithësi, por gjithashtu edhe përfaqësimit në nivel strategjik të grave”, thotë Balaj.
Nga vendet e rajonit, në Serbi 20 për qind e pjesëtarëve të ushtrisë janë gra; në Shqipëri 18 për qind; në Mal të Zi 14 për qind. Vetëm në Maqedoni të Veriut, përqindja është më e vogël se në Kosovë – 9 për qind.
Një përqindje më të lartë të grave, Kosova e ka në policinë e saj. Nga 9,100 sa është numri i përgjithshëm i policëve, 15 për qind e tyre janë gra./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend