Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kilometrin 24 të autostradës në drejtimin Prishtinë-Prizren.

Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një kamion. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.


Ai bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 dhe për pasojë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Krasniqi shtoi se policia është duke u marrë me shkaqet e këtij aksidenti. /Telegrafi/