LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Transformimi i FSK-së do të ndodh, në bazë të ligjit, mos u bëni merak se s’ka me u ftohë asnjë partneritet

Veseli: Transformimi i FSK-së do të ndodh,  në bazë të ligjit, mos u bëni merak se s’ka me u ftohë asnjë partneritet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është pritur mjaftë gjatë për t’u arritur konsensusi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese, por se ky konsensus nuk është arritur.

“Për ne partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është i shenjtë; i shenjtë është partneritet me SHBA-në! Kurrë nuk kemi me u nda prej tyre edhe në të njëjtën kohë e kemi një zotim të fuqishëm nga SHBA-ja se kanë me qenë prezentë në Kosovë. Këtë e kam të konfirmuar edhe nga takimi me presidentin Donald Trump”, ka thënë Veseli në një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike në Vushtrri, raporton Veseli.


Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, edhe partnerët ndërkombëtarë do të dëshironin që të arrihej konsensusi për FSK-në që transformimi të bëhej përmes ndryshimeve kushtetuese, por që akoma kjo nuk është arritur.

“Transformimi i FSK-së do të ndodh në bazë të ligjit dhe do t’i merr kompetencat e veta ushtarake dhe do të jetë Forcë e Armatosur e Kosovës qysh e meritojmë si shtet i pavarur e sovran, si dhe do jetë partnerja më profesionale në regjion për vendet e NATO-s. Edhe, hiq mos u bëni merak se s’ka me u ftofë asnjë partneritet dhe të njëjtën kohë të jeni shumë të besueshëm në këtë që po ua them, se shumë shpejt Qeveria do ta sjellë në Kuvend projektligjin dhe do ta votojmë unanimisht transformimin në Forcë ushtarake të Kosovës”, ka theksuar Veseli, shkruan Veriu.info.