Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të mërkurën pasdite, anëtarët e Kryesisë së Degës së PDK-së në Komunën e Drenasit, dhe me këtë rast është prezantuar kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci.
Sipas kumtesës së lëshuar nga PDK, anëtarët e Kryesisë së PDK-së i dhanë mbështetje unanime kandidatit për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci dhe ofruan përkrahje pa rezervë në procesin zgjedhor.
Kryetari i PDK-së, Veseli ftoi të gjitha strukturat e partisë në Drenas që të punojnë së bashku dhe ditëve në vijim të përgatisin agjendën e aktiviteteve mobilizuese për aktivitetet e nevojshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit që mbahen më 4 dhjetor 2016.
Në këtë mbledhje të Kryesisë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari Veseli, u bë edhe zgjedhja e Shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci.
Me këtë rast, kandidati për kryetar të komunës, Lladrovci falënderoi të gjithë anëtarët e Kryesisë, kryetarin e deritashëm të komunës, Nexhat Demaku dhe strukturat tjera partiake për mbështetjen e kandidaturës së tij. Ai u zotua se do të punojë afër me të gjithë për të përgatitur gjatë ditëve në vijim agjendën e fushatës zgjedhore dhe programin zgjedhor, thuhet në kumtesë.
Lladrovci theksoi se së bashkë me strukturat e partisë dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Drenasit. Ai tha se do të punojë me përkushtimin maksimal që PDK-ja të vazhdojë edhe më fuqishëm qeverisjen në komunën e Drenasit, pasi sipas tij, PDK-ja është subjekti i vetëm që ofron alternativë zhvillimore për Drenasin dhe gjithë Kosovën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani
Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete