LAJMI I FUNDIT:

​Veseli: Na duhen vlerat e Anton Çettës

​Veseli: Na duhen vlerat e Anton Çettës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar vlerat sublime për pajtim dhe unitet, të profesorit Anton Çetta, duke thënë se gjithmonë do të gjejnë arsyen njerëzore, por edhe frymëzimin patriotik, që të mos përçahen, të mos hakmerren, por të falim e të pajtohen për një kauzë, për ta bërë shtetin më të fortë, më demokratik e më të zhvilluar.

Veseli ka shkruar në Facebook se Anton Çetta do ta marrë një detyrë, sa të shenjtë aq edhe pragmatike, t’i pajtojë e bashkojë shqiptarët, para një sfide shumë të rëndë e historike.


“Te këto vlera sublime, për pajtim dhe unitet, të cilat profesori i nderuar Çetta na i riktheu si thesar për sfida të reja, ne gjithmonë do të gjejmë arsyen njerëzore, por edhe frymëzimin patriotik, që të mos përçahemi, të mos hakmerremi, por të falim e të pajtohemi, për një kauzë, për ta bërë shtetin tonë më të fortë, më demokratik e më të zhvilluar.

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa na duhën këto vlera sot, sidomos sot. Veprimtaria për pajtim e bashkim, e profesorit Çetta, është mbëltuar tashmë si vlerë e ndershme dhe histori krenare, në memorien tonë kolektive”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë i Veselit:

Me urtinë e tij prej intelektuali vizionar, me sensin e atdhetarit që hetoi se përçarja ndërmjet shqiptarëve po shfrytëzohej nga Serbia agresive, Anton Çetta do ta marrë një detyrë, sa të shenjtë aq edhe pragmatike, t’i pajtojë e bashkojë shqiptarët, para një sfide shumë të rëndë e historike.

Ato që profesori, folkloristi dhe veprimtari Anton Çetta i gjeti dhe i mblodhi me kujdesin e një shkencëtari pasionant, tek rrënjët e traditës më të mirë shqiptare, ato do t’i kthej në formën më të mirë të mundshme, për t’i forcuar e fisnikëruar ata, në prag të përpjekjeve dhe luftës për liri e pavarësi.

Te këto vlera sublime, për pajtim dhe unitet, të cilat profesori i nderuar Çetta na i riktheu si thesar për sfida të reja, ne gjithmonë do të gjejmë arsyen njerëzore, por edhe frymëzimin patriotik, që të mos përçahemi, të mos hakmerremi, por të falim e të pajtohemi, për një kauzë, për ta bërë shtetin tonë më të fortë, më demokratik e më të zhvilluar.

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa na duhën këto vlera sot, sidomos sot. Veprimtaria për pajtim e bashkim, e profesorit Çetta, është mbëltuar tashmë si vlerë e ndershme dhe histori krenare, në memorien tonë kolektive.

Këtë porosi për pajtim e bashkim, nuk duhet ta harrojmë asnjëherë, por ta kujtojmë e vëmë në jetë, pandalshëm.

Lavdi veprimtarisë atdhetare dhe punës shkencore të Profesorit Anton Çetta.