LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Koncepti i Fillimit të Ri është për t’i ndihmuar ndërmarrësit

Veseli: Koncepti i Fillimit të Ri është për t’i ndihmuar ndërmarrësit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Besim Beqaj, sot ka mbajtur një takim me prodhues dhe biznesmenë.

Ai ka thënë se në platformën e Fillimit të Ri për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie janë përfshirë të gjitha kërkesat e komunitetit të biznesit.


“Gjithë koncepti i Fillimit të ri është për t’i ndihmuar ndërmarrësit, për t’u orientuar në mënyrë primare nga prodhimi. Ka ardhur koha që ky vend të mbushet me fabrika dhe prodhime Made in Kosovo”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, Besim Beqaj, duke prezantuar në pika të shkurtra programin ekonomik për Fillimin e Ri, ka thënë se do të ndërrohen edhe prioritetet buxhetore.

“Më nuk do të jetë buxheti konsumues dhe të orientohet vetëm në infrastrukturën fizike. Prioritetet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë zhvillimi i sektorit privat me fokus në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese, të cilat do të jenë bartëse të punësimit të të rinjve dhe grave, por do e rrisin edhe kapacitetin eksportues të vendit”, ka thënë Beqaj.

Ai ka treguar se planifikohet edhe themelimi i një Gjykate Ekonomike, e cila do të mundësojë trajtimin e shpejtë dhe të drejtë të të gjitha kontesteve ekonomike.

“Me reformën fiskale do të krijohen edhe masa të reja për mbrojtjen e prodhimit vendor. Do të bëhet mbrojtja sezonale e produkteve vendore. Do të krijohet standardi Cilësia e Kosovës, ku produktet e kualifikuara si Cilësi e Kosovës do të trajtohen si interes nacional”, ka thënë Beqaj.

Por, risi do të ketë edhe në masat për stimulimet fiskale, me të cilat synohet të ulet kostoja për aktivitetin ekonomik, rritja e formalitetit dhe nxitja e investimeve.

“Do të aplikohen pushimet tatimore për investimet e reja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Do të aplikohen lirimet tatimore, përfshirë edhe TVSH-në dhe taksën doganore për prodhim dhe për industrinë përpunuese bujqësore, si lënda e parë, makineritë dhe pajisjet. Do të zvogëlohet tatimi në fitim në 9%, si dhe në 0% tatim në riinvestime. Por, planifikojmë ta ulim edhe TVSH-në në shërbime në 6% nga aktualja prej 18%, duke synuar zhvillimin e sektorit të shërbimit”, ka thënë Beqaj.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se këto nuk janë vetëm zotime, por do të bëhen edhe vendime.

Veseli ka thënë se rritja e prodhimit dhe eksportit, si dhe arritja e cakut prej 8 % rritje ekonomike do të jenë fokusi kryesor i Fillimit të Ri.

Kreu i PDK-së ka thënë se do të ketë edhe një mori lehtësirash të tjera për prodhuesit dhe biznesmenët kosovarë.

Përveç reformave ekonomike dhe fiskale, Veseli ka thënë se do të ketë edhe shumë stimulime financiare dhe jofinanciare.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori