Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim dhjetëra specialistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë të cilët të martën kanë protestuar para Kuvendit pasi qe dy vite janë të papunë dhe institucionet përgjegjëse nuk u kanë gjetur zgjidhje.
Përfaqësuesi i specialistëve protestues, Arben Ademi, e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen e specialistëve, ndërsa ka shprehur bindjen se vetëm kryeparlamentari mund tu ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje të përhershme për punësimin e tyre.
“Kryetar, ju falënderojmë për angazhimin tuaj, tani dhe edhe atë të mëhershëm, veçanërisht në fazën e miratimit të buxhetit. Kemi konsideratë jashtëzakonisht të madhe për ju dhe u jemi drejtuar si një institucion tek i cili kemi shumë shpresë se mund të na ndihmoni”, tha Ademi.
Pasi dëgjoi kërkesat e specialistëve, Kryeparlamentari Veseli tha se është e papranueshme që mbi 200 specialistë të bredhin rrugëve të papunë, ndërkohë që sistemi shëndetësor ka deficit të mjekëve dhe mjekët kosovarë po ashtu po ikin drejt vendeve evropiane për të gjetur punë.
“Më vjen shumë rëndë, sepse ka pothuajse një vit që po merremi me të njëjtat çështje dhe po sillemi në një rreth burokratik. Po ballafaqohemi me një sistem të ngecur shëndetësor, i cili po na frikëson të gjithëve, ndërsa po i bën fajtorë njerëzit të cilët më së paku janë të tillë, mjekët”, tha Veseli.
Kryeparlamentari i siguroi specialistët se çështja e punësimit të tyre do të zgjidhet, ndërsa u premtoi se ai personalisht do të angazhohet në këtë çështje.
Veseli i ftoi specialistët që ta bëjnë një grup pre tre personave të cilët menjëherë do t’i takojë me ministrin e Shëndetësisë dhe Inspektoratin e Punës, për të gjetur zgjidhjen adekuate në përputhje me ligjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë