LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për gratë 

Veseli: Gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për gratë 

Kreu i PDK-së ka mbajtur mbrëmë një tubim elektoral me qindra gra në Drenas.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se të quhet gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për PDK-në.


“Në shoqërinë tonë jemi mësuar ta quajmë gruan ‘shtyllë të familjes’. Por, për Partinë Demokratike të Kosovës kjo është pak. Gruaja është shtyllë e shoqërisë – ky është vizioni i PDK-së. Gruaja është shtyllë e shtetit – ky është vendimi i PDK-së. Gruaja është baza e zhvillimit ekonomik – ky është programi ekonomik i PDK-së. S’mund të ketë zhvillim ekonomik, forcim të demokracisë dhe emancipim të familjes pa përfshirjen, aktivizimin dhe lidershipin e grave”, ka shkruar Veseli.