Vesa Luma ka paralajmëruar videoklipin e ri që pritet të vijë këto ditë. Kënga do të quhet “T’kan fol keq për mu”, ndërsa videoja është në realizimin final.

Këngëtarja i ka mbajtur të informuar fansat rreth përgatitjes së këngës dhe xhirimit të klipit duke postuar fotografi në rrjetet sociale.


Në një fotografi të publikuar së fundmi, duket sikur Vesa është e zhveshur në pjesën e sipërme dhe gjoksin ia mbulojnë vetëm flokët.

Këngëtarja është uruar nga koleget e saja në komente për të pasur sukses me projektin e ri. /Telegrafi/