Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka pak kohë që është kthyer me bashkëshortin dhe djalin e saj nga Zelanda e Re në Shqipëri.

Çidfti i cili në vitin 2017 ishin larguar për në kontinentin oqeanik, kanë bërë të ditur tashmë se janë kthyer në shtetin amë për një kohë të pacaktuar.


E deri sa po ndodhen këtu, Vesa po e shijon mundësinë që të kalojë disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.

Ajo madje së fundmi ka publikuar mes të tjerash edhe një fotografi me bikini, në të cilën ka pozuar e veshur me një kostum larjeje të bardhë.

veees

Këngëtarja e hitit "T'kanë fol keq për mu" tregoi me krenari linjat e saj të trupit, ndërsa mbante edhe një kapele plazhi në kokë.

"Sa herë shkojmë me pushime diku përfundojme me të vjella, gjithsesi. Mos të ishin të vjellat nga virozat apo melmesat, a uji, a ku ta di...nuk do ishte kjo foto", shkroi Vesa në mbishkrimin e fotografisë.

vesaluma 350696048 1510542162810590 7138454140031288771 n

Tani që është kthyer në Shqipëri dhe Kosovë, mbetet ende e paqartë nëse këngëtarja po e mendon rikthimin në muzikë me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/