LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Podujevë, Bulliqi: Gjendja në disa fshatra nuk është aq stabile, shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës

Vërshimet në Podujevë, Bulliqi: Gjendja në disa fshatra nuk është aq stabile, shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës

Situata me vërshimet mbetet e vështirë edhe në Komunën e Podujevës.

Kryetari Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet e ditës së diel.

I pari i Podujevës thotë se në fshatrat Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit.


“Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës”, ka njoftuar Bulliqi.

Ekipet emergjente nga mbrëmë janë në teren dhe me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet.

“Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale në mënyrë që përmes koordinimit dhe kontributit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme kjo situatë”, ka shtuar Bulliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori